TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2024, 21:02

Tjetër polic i lidhur me bandat dhe trafikun e drogës, arrestohet në Gjirokastër efektivi që dekonspironte operacionet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër polic i lidhur me bandat dhe trafikun e drogës, arrestohet

Një tjetër efektiv policie ka rënë në pranga, pasi rezulton i lidhur me krimin dhe trafiqet. AMP ka zbarkuar sot në Gjirokastër, duke arrestuar efektivin A.R, i cili akuzohet për dekonspirim të operacioneve, duke bashkëpunuar me bandat. Po ashtu është i përfshirë në trafik droge dhe mallrash.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:

- dekonspirim të aksioneve të policisë;

- përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;

- dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;

- kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi AMP.

Lini një Përgjigje