
Albano Rustemi, efektivi i arrestuar një ditë më parë nga AMP ishte i përfshirë drejtpërdrejtë me grupet kriminale që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e jugut.
Rustemi, i cili më herët ka qenë efektiv në Gjirokastër, prej disa kohësh ishte një nga organizatorët e shitjes dhe shpërndarjes së kanabisit në këtë qytet, por edhe zona të tjera të këtij qarku.
Jo vetëm kaq, burime bëjnë me dije se Rustemi i jepte informacione grupeve kriminale ku bënte pjesë duke dekonspiruar operacionet policore. Ai merrte shuma të mëdha parash në këmbim të rolit të tij si anëtar i grupeve kriminale në bazë të shitjes së sasisë së kanabisit.
Madje ka dyshime se ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e jashtëligjshëm duke ndihmuar emigrantë që të kalojnë ilegalisht kufirin, apo kontrabandën e mallrave.
Hetimet vijojnë për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal pasi ka dyshime që kishte bashkëpunëtorë edhe me kolegë të tjerë efektivë policie.
Lini një Përgjigje