
Dy pjesëtarë të grupit kriminal që shpërndante lëndë narkotike në Gjirokastër e Sarandë janë arrestuar nga policia.
Ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë shtetasi Q. Dh., 68 vjeç, banues në Gjirokastër (babai i një prej të arrestuarve), sepse iu gjetën 2 thika luftarake, të cilat i mbante pa leje.
“Në vijim të hetimit të kryer në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e prokurorisë së qarkut, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasit B. L., 24 vjeç dhe E. Dh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Nga hetimet rezulton se 2 shtetasit, në bashkëpunim me 3 të tjerë të arrestuar më datë 25.10.2024, të organizuar si grup, janë implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve, 2 të arrestuarve iu gjetën sasi Cannabisi të ndara në doza. Më tej gjatë kontrolleve, shtetasit B. L. iu gjet dhe një dokument (certifikatë) e dyshuar e falsifikuar”, njofton policia.
Lini një Përgjigje