
Ka nisur seanca ndaj Laert Haxhiut në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Ky i fundit kundërshton vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burg përjetë.Të pranishëm në sallë vetëm Altin Dumani dhe avokati Detar Hysi, mungon i pandehuri Laert Haxhiu.
Avokati mbrojtës, Detar Hysi në gjykatë shprehet se: “Nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar se Laert Haxhiu është pjesë e krimit”.
Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme më 24 prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vititn 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Dënimi ndaj tij u dha për kryerjen e një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Lini një Përgjigje