
Një 38 vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi kishte sjellë në Shqipëri dy automjete luksoze e vlerë 150 mijë euro, të dyja të vjedhura në Zvicër.
U vu në pranga A.Sh., banues në Zvicër, ndërsa u sekuestrua njëri prej automjeteve tip Audi Q8, që u gjet në një vendparkim në Don Bosko.
Sakaq po punohet për gjetjen e makinës tjetër të vjedhur.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sëiss”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari ka trafikuar në vendin tonë, 2 automjete tip “Audi”, që rezultojnë të vjedhura në Zvicër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8”, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje