TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 00:01

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet me plumb në kokë 52-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet me

52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës

Një 52-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, duke mbetur i plagosur. 

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Eduard Reçi.

52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur së ndodhur rreth orës 23:00 të 13 nëntorit.

"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia. 

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë.

Ai njihet edhe si ndërtues dhe plagosja ka ndodhur pranë një pallati të ndërtuar nga kompania e tij. 

Lini një Përgjigje