
Policia ka reaguar mbi plagosjen me armë zjarri mesnatën e sotme
Sipas saj, i plagosur ka mbetur 52- vjeçari Eduard Reçi. Mësohet se ai është me origjinë nga Dibra.
52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.
"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia.
Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me atentat.
Lini një Përgjigje