TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 07:55

Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital biznesmeni që u qëllua me plumb në kokë pranë shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital biznesmeni
Vendi ku ka ndodhur krimi

Biznesmeni 52-vjeçar që u qëllua me plumb në kokë në një lokal pranë banesës së tij ka ndërruar jetë në spital.

52-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë është biznesmeni Eduart Reçi, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore prej orëve të vona të mesnatës.

Reçi njihej si biznesmen dhe si pronar i disa subjekteve në rrugën “Faik Konica", ku edhe u qëllua me armë zjarri.

Reçi është pronar i kompanisë ELGM, që merret me ndërtim apo menaxhim të objekteve të ndryshme përfshirë dhe ato turistike.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”, njoftoi policia në mesnatë.

eduart reçi atentat

Lini një Përgjigje