TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 07:31

Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, ndërrojnë jetë dy bashkëshortët; plagoset edhe çifti tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, ndërrojnë

Një aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve ka bërë që të humbin jetën Vangjel dhe Marga Ajdini.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjkesit të sotëm (14 Nëntor), në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Policia vendore bëri me dije paraprakisht se shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip "Ford", shtetasi  Vangjel Ajdini  dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Marga Ajdini, bashkëshortja e Vangjelit.

Drejtuesi tjetër i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Lini një Përgjigje