
Një efektiv policie në Fier është arrestuar pasi dyshohet se ishte i përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë, lidhur me këtë ngjarje.
Efektivi i policisë me inicialet L.G kishte marrë me qira një banesë për kultivimin e bimëve narkotike.
“AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njofton policia.
Lini një Përgjigje