TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 10:54

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Belerin, avokati refuzon mbrojtjen

Shkruar nga Pamfleti

 

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Belerin, avokati refuzon

Seanca ne Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash, është shtyrë. Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi.

Beleri kishte bërë një deklaratë ku thoshte se nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë seancë dhe se nuk ka zgjedhur avokat. Gjykata njoftoi avokatin Edmond Dema dhe Artjon Kasa, por më pas Beleri kërkoi të mbrohej nga Geni Gjyzari, ndërsa ky i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve.

Gjykata cakton avokat Pranvera Doçi për Belerin ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, megjithatë i cakton avokat kryesisht Arben Peço. Seanca u shty për datën 07.06.2024 ora 10:00.

Lini një Përgjigje