TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 09:37

Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari i njohur; plagosen tre persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari i njohur;
Amar Ismani

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

Janë familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Përplasje me armë në Shkup, vritet këngëtari i njohur;

Veç këngëtarit, nga përpalasja me armë kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë.

amar ismani shkup vrasje

Lini një Përgjigje