TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2024, 15:27

U kap në flagrancë duke vjedhur dy automjete, arrestohet 50-vjeçari në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë duke vjedhur dy automjete, arrestohet

Një 50-vjeçar është arrestuar nga polica në qytetin e Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë dy automjete në qytetin bregdetar.

50-vjeçari mësohet se është nga Durrësi dhe rezulton i dënuar edhe më parë pikërisht për vjedhje. Ndërkohë që grupi hetimor po heton për të zbardhur raste të tjera ku 50-vjeçari mund të jetë i përfshirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin: A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, njofton policia.

Lini një Përgjigje