TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2024, 11:42

Vodhi orën 20 mijë euro nga valixhja e një udhëtari, arrestohet punonjësi i bagazheve në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi orën 20 mijë euro nga valixhja e një udhëtari,

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur një orë me vlerë 20 mijë euro.

Sipas policisë, punonjësi i ngarkim shkarkimit të bagazheve në Rinas i vodhi një udhëtari nga bagazhet orën me vlerë 20 mijë euro.

Kallëzimi është bërë nga një 30-vjeçar, në emër të kushëririt të tij i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, por kur kishte mbërritur në kryeqytetin grek kishte konstatuar se nuk kishte orën në valixhe.

Policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin Klajdi Qerimi banues në Krujë, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve dhe ka sekuestruar orën e vjedhur.

"Vodhi një orë të shtrenjtë, në një prej bagazheve të udhëtarëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari, punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas.

Sekuestrohet ora me vlerë rreth 20 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, shtetasi K. Q., me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K. Q., 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia.

Lini një Përgjigje