TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2024, 09:39

U kap me 24 kg drogë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 24 kg drogë, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me lëndë narkotike kanabis.

41-vjeçari ishte emër i njohur për autoritetet për të njëjtin krim.

Gjatë kontrollit në automjet atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi marijuane prej 500 gramësh, të organizuara në pako 100 gramësh, mjete ambalazhimi dhe një peshore.

Ndërkohë, në kontrollin e kryer në banesën e 41-vjeçarit u gjetën 23.5 kilogram, duke e çuar kështu sasinë e drogës së gjetur në 24 kilogramë.

Lini një Përgjigje