
Një aksident i rëndë ndodhi sot në Durrës, ku disa makina u përplasën me njëra-tjetrën. Në media kanë dalë pamjet e aksidentit, teksa ka reaguar dhe policia. Sipas uniformave blu, 6 persona janë plagosur lehtë, ndërsa një e moshuar u dërgua te Trauma.
“Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H. Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve”, tha policia.
Lini një Përgjigje