
Policia rrugore e Tiranës ka vendosur 11.889 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve brenda një jave.
Në bilancin e policisë, bëhet me dije se janë vendosur mesatarisht 1,698 gjoba në ditë për gjatë javës që lamë pas. Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, që pasojnë ata për shpejtësi mbi normën e lejuar dhe mos vendosjen e rripit të sigurimit.
Me ardhjen e sezonit turistik janë forcuar dhe masat e kontrolleve për të parandaluar aksidentetet rrugore. Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
Janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 1 për lëvije pa leje drejtimi dhe 4 për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Masat administrative:
11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698 në ditë.
63 masa për xhama të zinj.
608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8089 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
55 raste për tejkalim shpejtësie.
13 raste të ndryshme.
12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.
Lini një Përgjigje