
Policia Kufitare ka ushtruar kontrolle ndaj mjeteve lundruese përgjatë vijës bregdetare për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit, teksa sezoni është nisje të tij.
Sipas policisë, 2 Jet Ski pa dokumente janë bllokuar sot gjatë kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në Durrës.
Po ashtu policia ka ndëshkuar me masë administrative prej 10 mijë lekës, secilin nga drejtuesit e tyre.
"Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre", njofton policia.
Policia Kufitare në prag të nisjes së sezonit turistik ka filluar zbatimin e një plani masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të rregullave të lundrimit. Ndaj apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, për pajisjen me dokumentacionin përkatës dhe respektimin e zonave të sigurisë së pushuesve në plazhe.
Lini një Përgjigje