TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 10:38

Ra nga lartësia e pallatit ky punonte dhe vdiq, shoqërohet drejtuesi teknik

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga lartësia e pallatit ky punonte dhe vdiq, shoqërohet drejtuesi

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 28-vjeçarit që humbi jetën teksa po punonte. I riu po punonte në një kantier ndërtimi në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Ai ra nga lartësia e një pallati 7-katësh. Bazuar në dëshmitë e kolegëve të 28-vjeçarit, ai kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin.

Bëhet me dije se në momentin e aksidentit fatal i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit. Për këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.

 

Lini një Përgjigje