TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 10:27

Kokaina në Portin e Durrësit, zbulohet personi që e priste në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina në Portin e Durrësit, zbulohet personi që e priste

Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia i Durrësit, pasi dyshohet se do të priste në Angli 7.3 kg kokainë që u kapën në portin e Durrsit dy ditë më parë. Bëhet fjalë për Fatbardh Cunin.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike dhe pronari i mjetit.

Lënda natkotike do të trafikohej nga Porti i Durrësit drejt Anglisë. Policia bën me dije se po punon për identifikimit dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Vijon operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me autoritetet doganore të portit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, identifikohet dhe shpallet në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit.

Gjatë operacionit “Pakot”, i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike.

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e rastit të tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, kanë thelluar hetimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit Fatbardh Cuni, 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia

 

Lini një Përgjigje