TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2023, 13:43

Operacion antidrogë në fshatrat e Lezhës, Policia “mësyn” nga toka dhe ajri

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në fshatrat e Lezhës, Policia

Operacionet antidrogë po vijojnë në disa fshatra të Lezhës, ku nga operacioni “Imazhi”, në fazën e tij të 19-të janë asgjësuar gjithsej 1213 bimë narkotike kanabis.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në fshatra të thellë malorë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”.

Finalizohet faza e 19-të e këtij megaoperacioni.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1213 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 19-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra në Lezhë, 1213 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

operacion antidrogë lezhë

Lini një Përgjigje