
Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Tonin Ramaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, pranë kombinatit të peshkut ku Ramaj kishte edhe shtëpinë.
Ai është qëlluar 4 herë poshtë pallatit ku banonte. I plagosuri është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori ka qëlluar në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje