TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2023, 13:35

Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, Gjykata dënon me 15 vite burg Alban Manerin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, Gjykata dënon me 15 vite burg Alban

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili rrahu për vdekje Nikolin Stakën.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”.

Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.

Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

alban meneri gjykata e tiranës

Lini një Përgjigje