TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2023, 13:13

U qëllua sapo doli nga banesa, zbardhen detaje nga plagosja në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua sapo doli nga banesa, zbardhen detaje nga plagosja në
Detaje të reja mësohen nga ngjarja në Vlorë, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. Mësohet se i riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij.

Autori i dyshuar pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, por ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë, por pa pasojë për jetën.

Policia thotë si i plagosuri rezulton me dy mbiemra, por aktualisht nuk dihen detaje të tjera për të shkuarën e tij. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, e cila terrorizoi banorët e Vlorës.

"Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit."-njoftoi policia.

detaje nga plagosja në vlorë

Lini një Përgjigje