
Procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza” do të zhvillohet nën drejtimin e një trupe gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Në seancën e fundit gjyqësore, një sërë kërkesash u paraqitën nga avokatët e të pandehurve, të cilët kërkuan ndarjen e çështjeve dhe gjykim të shkurtuar për klientët e tyre.
Gjatë seancës, Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita ka kërkuar ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.
Sipas pretendimeve që ka ngritur avokati, arsyeja e kërkesës është se hetimi ndaj Xhevahir Litës ka qenë i plotë dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Nga ana tjetër, avokati Gentian Rumano si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, po ashtu ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sipas avokatit të Ardit Hasanbegaj i pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Edhe për Ardit Hasanbegaj është kërkuar veçimi i çështjes.
Edhe avokati i Astmer Bilalit kërkon gjykim të shkurtuar.
Oltion Bistri, gjithashtu përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.
“S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit.
Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviç tha se kërkonte gjykim të shkurtuar.
“Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”, tha ai.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çeshtjes.
Avokati i tij Gurali Brahimllari, tha se ka pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Sky Ecc.
"Ne pritëm vendimin e gjykates kushtetuese për SKY ECC i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave", tha ai.
Lini një Përgjigje