TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2025, 10:35

Me armë pa leje në lokal, arrestohet Dritan Agasi; në pranga edhe 2 shokët

Shkruar nga Pamfleti

Me armë pa leje në lokal, arrestohet Dritan Agasi; në pranga edhe

43-vjeçari Dritan Agasi është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap me armë zjarri pa leje me vete. Përveç Dritan Agasit, në pranga kanë rënë edhe 2 shokët e tij, Artur Karamuça dhe Florenc Berberi për moskallëzim krimi.

47-vjeçari u kap me pistoletë pa leje në lokal, ndërsa blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadow", ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;  

A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar”, njoftoi policia.

Me armë pa leje në lokal, arrestohet Dritan Agasi; në pranga edhe

Lini një Përgjigje