
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në urën e Tapizës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua 69-vjeçe. Viktima ka qenë shofere e njërit prej automjeteve ku është përplasur me një makinë tjetër me drejtues një 33-vjeçar.
Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
"Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje