TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2025, 20:25

Kërcet arma te Liqeni Artificial në Tiranë, një telefonatë alarmon policinë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma te Liqeni Artificial në Tiranë, një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri te Liqeni Artificial. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çastit, ku një person dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Deri tani nuk ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por pas mbërritjes së policisë në vendngjarje nuk u konstatua asnjë person i lënduar.

Raportohet se personat që alarmuan qytetarët dhe policinë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti,  ku njëri dyshohet se  ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryenin verifikimet”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje