TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2025, 18:11

Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet djali që Ilaria njohu në Tinder: Më treguan shoqet e saj

Shkruar nga Pamfleti
Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet
Ilaria Sula- Mark Samson

Zbardhen detaje të reja nga hetimet e policisë për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ndërsa ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur.

Së fundmi, ka reaguar dhe një djalë, të cilin Ilaria e kishte njohur në Tinder. Në dëshminë e tij, ai tregon se nuk e kishte takuar kurrë Ilarian.

Ai ishte pikërisht djali që Samson e përdori për të kamufluar krimin, të cilin e përmendte në mesazhet e Ilarias si personin me të cilin kishte fjetur.

Ai tregon për “La Repubblica” se me Ilarian kishte folur shkëmbyer disa mesazhe, ndërsa nuk i kishte dëgjuar kurrë as zërin, e jo më të takohej me të.

“Ka qenë një njohje në fillim. Ne folëm pak dhe ajo më tregoi se ishte duke u ndarë nga një lidhje. Por vetëm kaq. Më pas, shoqet e Ilarias më telefonuan. Aty e kuptova që dikush u përpoq të më përfshinte dhe mua”, u shpreh i riu.

Historia e djalit, e marrë tashmë nga hetuesit, na jep pamjet e atyre orëve në të cilat miqtë dhe familja e Ilarisë kishin filluar të kuptonin se diçka nuk shkonte.

“Fola pak ditë para krimit. Ishte një njohje në fillim, dëshironim të takoheshim. Folëm pak, edhe për histori të vjetra. Ajo më tha se po ndahej nga i dashuri”, vijon dëshminë i riu.

Më pas Ilaria zhduket dhe kërkimi fillon. Disa ditë më vonë, miqtë e studentit e kontaktuan.

“Ata më pyetën se ku ishte, duke më treguar një foto të Ilarias topless të dërguar nga celulari i saj”, tha djali.

Kjo është fotografia që Mark Samson, duke pretenduar se është Ilaria, i dërgon shoqes së tij më të mirë Maria Sofia: “Ne u pamë sot në mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot, pikërisht kështu, rastësisht”, ka shkruar ai, në tentativë për të mashtruar shoqen e Ilarias.

Për ta bërë më të besueshëm, mbërrin fotoja shoqëruese. Ajo zgjon kureshtjen e shoqes së saj, por dyshon dhe kërkon t’i dërgojë vendndodhjen e saj.

“Nuk mundem. Praktikisht jam në Napoli”, thotë Samsoni, i cili shkruan në emër të Ilarias.

Kalojnë orët dhe nuk ka asnjë lajm për vajzën. Miqtë kontaktojnë me të riun në foto.

“Më pyetën se ku ishte Ilaria: në atë moment dukesha i përfshirë, por nuk isha kurrë: as nuk e dëgjova zërin e kësaj vajze. Kështu që vendosa të vihesha në dispozicion, duke u shpjeguar atyre dhe vëllait të saj se Ilaria nuk kishte qenë kurrë me mua. Nuk kam ndjerë kurrë një përfshirje emocionale për të, por jam shumë i trishtuar nga ana njerëzore”, deklaroi ai.

Ilaria u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj, i cili tregoi se i mori jetën shqiptares në shtëpinë e tij dhe më pas e futi në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.

Lini një Përgjigje