TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 11:58

“Na helmove shpirtin o dritë Dielli”/ Aksidenti në Fier, zbardhen detajet kush është i riu që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

“Na helmove shpirtin o dritë Dielli”/ Aksidenti në Fier,

Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani humbi jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm.

Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

I riu humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Na helmove shpirtin o dritë Dielli”/ Aksidenti në Fier,

 

aksidenti në fier eri naska

Lini një Përgjigje