TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 10:20

Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, arrestohet

32-vjeçari Klajdi Myrta është arrestuar pasi dëmtoi xhamat e një lokal në fshatin Shushicë të Elbasanit. Sipas policisë autori ka goditur me sende të forta xhamat e subjektit për arsye të dobëta.

"Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi Klajdi Myrta, 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç. Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Klajdi Myrta, 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje