TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 08:51

Aksident tragjik në Fier, ndërron jetë një 26-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Fier, ndërron jetë një 26-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën 26 vjeçari E. N, banues në Fiershegan.

I riu duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë."-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident tragjik në fier

Lini një Përgjigje