
Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi në Kuçovë, ku i moshuari Veiz Plaku teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Ndërkohë në pranga është vënë drejtësi i mjetit, shtetasi Faion Arapi 21 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota si ka ndodhur aksidenti që i mori jetën 69-vjecarit.
"Rreth orës 17:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, automjeti me drejtues shtetasin F.A., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.P., 69 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili pasi u dërgua në spital humbi jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje