TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2023, 13:20

Plas sherri mes të rinjve në Kamëz, arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes të rinjve në Kamëz, arrestohen 4 persona

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes ku disa të rinj janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti, ndërsa ditën e sotme janë arrestuar katër persona, E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamzë.

Nga ana tjetër K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, janë dëmtuar gjatë sherrit dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamzë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

4 persona sherr kamez

Lini një Përgjigje