
Banorët e rrugës “Donald Trump” në zonën e Kamzës janë tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sipas Policisë së Shtetit, një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu rreth orës 04:25, në ambientet e jashtme të një lokali, që ishte marrë me qira nga një 24 vjeçar.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar fasadën e lokalit si dhe theu disa xhama të bizneseve pranë.
Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga kjo ngjarje, teksa policia po mbledh provat për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
Pronari i lokalit, O.M. është marrë në pyetje nga grupi hetimore për të parë nëse ka konflikte të tjera.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Lini një Përgjigje