TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 10:47

U kapën me doza kokaine në makinë, arrestohen tre presona në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me doza kokaine në makinë, arrestohen tre presona në

Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit “Tempulli”, pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine gati për shitje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tre të rinjve dhe automjetit me të cilin ata lëviznin, është konstatuar lënda narkotike. Sipas informacioneve dozat ishin bërë gati për shitje Lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëviznin për të shitur dozat, janë sekuestruar. Tre të rinjtë të moshës, 21, 20 dhe 17 vjeç përballen me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë poseduesit e dozave të kokainës, shtetasit:

Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe  K. S., 17  vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

polica shkodër

Lini një Përgjigje