TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 14:11

Mbajti peng fëmijët dhe qëlloi me kallashnikov ndaj RENEA-s, Gjykata e Durrësit lë në burg Aleks Markun

Shkruar nga Pamfleti
Mbajti peng fëmijët dhe qëlloi me kallashnikov ndaj RENEA-s,
Aleks Marku

Gjykata Durrësit ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Aleks Marku.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga forcat RENEA, pasi mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur dhe terrorizoi banorët, pasi qëlloi disa herë me kallashnikov.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, ajo e armëmbajtjes pa leje, shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Kujtojmë se Marku u dorëzua pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA.

Polici mori njoftimin rreth orës 02:20 nga banorët e zonës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira. Por, lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur në orën 07:00 të mëngjesit.

Pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar se: "Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz".

40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira në Durrës.

Fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.

Mësohet se Aleks Marku qëlloi mbi 15 herë nga dritarja me kallashnikov.

 

Lini një Përgjigje