TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 11:55

Dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në Athinë, shkëndija zjarri nga shpejtësia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në

Dalin pamjet e aksidentit në Athinë ku humbi jetë, 22-vjeçari shqiptar Angjelo Saliu.

Saliu u përplas në zonën Nea Eritrea me një makinë. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate kur makina , duke lëvizur në rrugën Harilaou Trikoupi, në drejtim të Politia, ka devijuar nga kursi i saj dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në video-dokumentin e paraqitur nga protothema.gr, shihet momenti kur makina bie në sipërfaqen e rrugës, zvarritet për disa metra dhe godet trotuarin.

Pamjet tregojnë shkëndijat që fluturojnë nga shpejtësia me të cilën motori bie në tokë si dhe helmeta që mbante në dorë 22-vjeçari. Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri Angjelo, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.



Lini një Përgjigje