50 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK në disa qytete të vendit.
Operacionet po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.
Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja, dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.
Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.
Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.
‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste:
1- Leonard Duka - Tiranë
2- Erlis Duka - Tiranë
3- Astrit Avdylaj - Shijak
4- Altin Avdylaj - Shijak
5- Valter Bami - Krujë
6- Durim Bami - Krujë
7- Endrit Dokle - Durrës
8- Plarent Dervishaj - Durrës
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS - Lezhë
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka - Lezhë
11- Fatmir Hyseni alias Doçja -Vlorë
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit - Fushë Krujë
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Lezhë
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkodër
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
Deri tani mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.
Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa ky operacion është ndër më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend./ Pamfleti
Lini një Përgjigje