TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 10:07

Operacioni i SPAK, Endrit Dokles dhe Plarent Dervishajt iu komunikohet masa e arrestit në qeli

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Endrit Dokles dhe Plarent Dervishajt iu komunikohet masa e

2 prej masave të arrestit të cilat janë ekzekutuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, janë edhe për Endrit Doklen dhe Pralent Dervishajn.

Mësohet se, atyre iu është komunikuar masa e arrestit në qeli.

Nga operacioni i SPAK, i shtrirë në disa qytete të vendit janë ekzekutuar 9 masa sigurie nga 43 të lëshuara.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arresti edhe për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Gjithashtu është lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Durim dhe Valter Bami. 

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 50 urdhër arreste për krim të organizuar dhe operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë 6 zbardhur ngjarje kriminale, të cilat ende nuk bëhet me dije se cilat janë. 

Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC, ndërsa pjesë e hetimeve është edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Kontrollet

Sa i takon qytetit të Tiranës, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinaj.

Në qytetin e Lezhës kontrollet janë ushtruar prej mesnatës, ku policia ka zbarkuar në lagjen ‘SMT’ ku kanë ushtruar kontrolle në një pallat.

Në Larushk të Fushë-Krujës policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Sa i takon qytetit të Vlorës janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedent penal. Deri më tani mësohet se janë kontrolluar dy banesa, por nuk janë gjetur personat për të cilin kishin masën e sigurisë.

 

Lini një Përgjigje