TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 09:39

E rëndë në Athinë! Ndërron jetë në aksident 22-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Athinë! Ndërron jetë në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek Kostandino Ioanu, i cili u vu nën prangat e policisë.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

 

22-vjeçari shqiptar athinë

Lini një Përgjigje