
Mediat greke bëjnë me dije se Eduart Danajn, autori i vrasjes së 40-vjeçares Enkelejda Danajn, pas vrasjes së bashkëshortes së tij ishte fshehur në një pallat në ndërtim në zonën Fyli.
Pamjet nga vendi ku ishte fshehur autori krimit, treguan dy shishe birre, të cilat autori i kishte konsumuar pas aktit të rëndë.
Dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë konflikti i vazhdueshëm në familja i cili ka nisur që në vitin 2013, për herë të parë kur Enkelejda e denoncoi bashkëshortin për dhunë në familje.
Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.
Lini një Përgjigje