TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 15:34

Masakroi gruan me thikë në mes të Athinës, arrestohet Eduart Danaj

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi gruan me thikë në mes të Athinës, arrestohet Eduart

Policia greke ka vënë në pranga Eduart Danajn, i cili dyshohet se ka masakruar me thikë gruan e tij në mes të Athinës. Mësohet se ai është gjetur në një pallat, duke konsumuar alkool. 

40-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në orët e para të mëngjesit në në zonën Menidhi të Athinës, me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku.

Dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë konflikti i vazhdueshëm në familja i cili ka nisur që në vitin 2013, për herë të parë kur Enkelejda e denoncoi bashkëshortin për dhunë në familje.

Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritës dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.

Lini një Përgjigje