TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 13:14

E shtrirë në mes të rrugës, publikohet momenti pak pas vrasjes së shqiptares nga bashkëshorti në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

E shtrirë në mes të rrugës, publikohet momenti pak pas

Ky është momenti pak pas ngjarjes makabër në Athinë, ku 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, u vra nga bashkëshorti i saj me thikë.

Në foton e publikuar duket trupi i 40-vjeçares i shtrirë përtokë në mes të rrugës, ndërsa shihet se ka ardhur dhe ambulanca.

40-vjeçarja u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes.

Ekspertët e grupit hetimor kanë kryer veprimet e para për të studiuar rrethanat dhe gjurmët në vendin e ngjarjes.

40-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Enkelejda Danaj kishte bërë më parë disa denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj po shqiptar Eduart Denaj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim. 

Kujtojmw se më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.

Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

 

Lini një Përgjigje