TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 12:41

Babë e bir në Krujë arrestohen për miniserën me kanabis në mes të pyllit

Shkruar nga Pamfleti

Babë e bir në Krujë arrestohen për miniserën me kanabis
Babë e bir janë arrestuar për kultivim kanabisi.

Babë e bir janë arrestuar në Krujë, pasi dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret.

Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 bimë narkotike kanabis.

Policia ka vënë në dispozicion dhe pamje filmike.

Të arrestuar në kuadër të operacionit “Cover’ janë shtetasi me inicialet H. K., 62 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi me inicialet A. K., 32 vjeç, të dy banues në Krujë. 

 

Lini një Përgjigje