TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 10:58

Qëlloi me plumb në kokë efektivin e 'Shqiponjave', flet Azgan Mërnica: Nuk jam penduar që e vrava!

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me plumb në kokë efektivin e 'Shqiponjave', flet

"Nuk jam penduar që e vrava", kështu ka deklaruar 23-vjeçari Azgan Mernica i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e 'Shqiponjave', Nevruz Cenalia.

Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbërmjen e djeshme pas dy ditësh në arrati. Azgan Mërnica vrau me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e 13 Majit në fshatin Baltëz të Fierit.

Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Agzan Mernica ka rrëfyer gjithashtu se po udhëtonte me makinë së bashku me nënën e tij dhe teksa po kalonte në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë, ndërsa ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar.

“Kam menduar që më shau dhe ofendoi dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri”, tregoi ai, duke shtuar se në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit.

I riu ka deklaruar se ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari, pasi sipas 23-vjeçarit Novruz Cenalia kishte afruar dorën te arma e shërbimit.

Viktima dhe autori janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht, më pas 23-vjeçari ka deklaruar se ka patur një konflikt mes tyre.

"Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”, shprehet autori.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj në Baltëz të Fierit. Efektivi i policisë, Novruz Cenalia ishte nisur me makinë për në punë, pasi ishte turni i dytë, por në një ngushticë rruge hasi një “Audi” përballë, i cili drejtohej nga Azgan Mërnica. Të dy debatuan se kush duhej të hapte rrugën dhe në një moment i riu 23-vjeçar nxori armën dhe qëlloi për vdekje efektivin.

Ai ishte në automjet bashkë me nënën e tij. Më pas u largua me shpejtësi dhe braktisi makinën te disa të afërm, duke u larguar në këmbë.

Policia prej 48 orësh kreu kontrolle në të gjithë Fierin, teksa pati kërkime dhe në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, por nuk arritën ta gjenin. Mbrëmjen e djeshme autori vendosi të dorëzohej në polici, pas negociatave me familjarët.

azgan mërnica

Lini një Përgjigje