TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 08:05

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Athinë, mediat greke japin detajet: Autor është partneri i saj

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Athinë, mediat greke japin
Pamjet nga vendngjarja

Autori i vrasjes në Athinë me viktimë një 40-vjeçare, është partneri i saj siç tregojnë provat e para, shkruan CNN.gr.

Viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje.

Gruaja u gjet mëngjesin e së enjtes në rrugën Parnithos, në anë të rrugës, me një thikë të ngulur në bark.

Detektivët e vrasjeve kanë përjashtuar menjëherë mundësinë e një grabitjeje, pasi në vendin e krimit i janë gjetur çanta, celulari dhe portofoli i saj.

Në vendngjarje ka qenë një dëshmitar kyç i rastit i cili pretendon se e ka parë gruan kur ajo u godit me thikë në mes të rrugës.

Policia pritet të marrë deklaratë nga dëshmitari për të mbledhur më shumë informata për rastin.

 

vrasja e 40-vjeçares shqiptare në athinë

Lini një Përgjigje