
Publikohen pamjet kur vrasësi i efektivit në Fier është dorëzuar te uniformat blu. Pas disa orësh negociata, Azgan mornica ka pranuar të dorëzohet. Në video shihet që ai futet në një makinë civile.
Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë bindur t'i japë fund arratisë, pasi policia e kishte lokalizuar zonën ku fshihej. Sipas burimeve ai ishte fshehur në fshatin Dermenas. Më pas policia u ka kërkuar familjarëve të ndërhyjnë, pasi nëse ai hapte zjarr do qëllohej për vdekje.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj në Baltëz të Fierit. Efektivi i policisë, Novruz Cenalia ishte nisur me makinë për në punë, pasi ishte turni i dytë, por në një ngushticë rruge hasi një “Audi” përballë, i cili drejtohej nga Azgan Mërnica. Të dy debatuan se kush duhej të hapte rrugën dhe në një moment i riu 23-vjeçar nxori armën dhe qëlloi për vdekje efektivin. Ai ishte në automjet bashkë me nënën e tij. Më pas u largua me shpejtësi dhe braktisi makinën te disa të afërm, duke u larguar në këmbë.
Lini një Përgjigje