TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2024, 22:20

Merr fund arratia e Azgan Mërnicës, dorëzohet në polici 23-vjeçari që vrau policin në Fier (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund arratia e Azgan Mërnicës, dorëzohet në polici
Azgan Mërnica

Azgan Mërnica është dorëzuar pas disa orësh negociata...

Merr fund arratia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier. Pas dy ditësh kërkime në disa qytete, i riu ka vendosur të dorëzohet te uniformat blu.

Sipas informacioneve të fundit, Azgan Mërnica është dorëzuar në policinë e Fierit, pas disa orësh negociata. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë bindur t'i japë fund arratisë, pasi policia e kishte lokalizuar zonën ku fshihej. Sipas burimeve ai ishte fshehur në fshatin Dermenas. Më pas policia u ka kërkuar familjarëve të ndërhyjnë, pasi nëse ai hapte zjarr do qëllohej për vdekje.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj në Baltëz të Fierit. Efektivi i policisë, Novruz Cenalia ishte nisur me makinë për në punë, pasi ishte turni i dytë, por në një ngushticë rruge hasi një “Audi” përballë, i cili drejtohej nga Azgan Mërnica. Të dy debatuan se kush duhej të hapte rrugën dhe në një moment i riu 23-vjeçar nxori armën dhe qëlloi për vdekje efektivin. Ai ishte në automjet bashkë me nënën e tij. Më pas u largua me shpejtësi dhe braktisi makinën te disa të afërm, duke u larguar në këmbë.

Policia prej 48 orësh kreu kontrolle në të gjithë Fierin, teksa pati kërkime dhe në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, por nuk arritën ta gjenin. Si duket sot i riu vendosi të dalë nga vendi ku fshihej.

Merr fund arratia e Azgan Mërnicës, dorëzohet në polici
Efektivi i vrarë

Më herët ishin dhe familjarët që i kërkuan të dorëzohej, teksa mësohet se kanë negociuar daja dhe i ati i tij që t'i jete fund arratisë.

Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhëntë forcë, nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të folur fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë. I kam rënë telefonit, nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”, deklaronte daja i tij sot.

Lini një Përgjigje