
Publikohet momenti kur djali i Aleks Markut, vetëm 11 vjeç, tenton që ta qetësojë dhe t’i marrë armën.
“O babi të lutem, ma jep mua automatikun, më beso, jam unë. Më thuaj po apo jo”, dëgjohet vogëlushi t’i thotë të atit, teksa ndodhej në ballkonin e banesës.
Kjo tentativë është bërë në orët e para të mëngjesit, kur 40-vjeçari nisi të qëllojë me armë brenda dhe jashtë banesës që kishte marrë me qira në Durrës. Më pas kanë mbërritur forcat RENEA që kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.
Në gjendje të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, dyshohet se Aleks Marku ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur. Atij i është dukur se po e sulmojnë brenda në shtëpi dhe ka nisur të qëllojë me kallash.
Lini një Përgjigje